Si pasojë e reshjeve të dendura disa lagje të Lezhës janë përmbytur.
Situata më problematike është krijuar në bulevardin ‘Gjergj Fishta’, bllokun e banimit ’11 janari’ dhe në lagjen Besëlidhja. Niveli i ujit ka arritur deri në 30 centimetra duke bllokuar hyrjet e pallateve por edhe trotuaret në disa biznese.
Kjo është një situatë e përsëritur sa herë që ka reshje të dendura shiu pasi sistemi i kanalizimeve nuk e përballon nivelin e prurjeve.