Një person ka humbur jetën pasditen e kësaj të mërkure në Lezhë.
Sipas policisë, viktima ishte duke peshkuar pranë urës së Prekanit, në zonën e Shënkollit, kur dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Viktima është identifikuar si Sazan Sula, 46 vjeç.