-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prokuroria fut në shënjestër 9 punonjës të ALUIZNI-t dhe IMT-së

Kryesoret

Prokuroria e Durrësit kërkoi sot pezullim nga detyra në shërbim publik dhe ndalim të daljes jashtë shtetit për 9 punonjës të ish-ALUIZNI-t dhe IMT. Prokuroria sqaron se ky vendim është marrë për shkak se këta 9 punonjës akuzohen për veprën penale  “Shpërdorimi i detyrës kryer në bashkëpunim” dhe “Moskallëzim i krimit”.

“Nga hetimet rezultoi se në vitin 2013, punonjës të ish-Aluizni-t Durrës kanë legalizuar disa pasuri të ndodhura në komunën Xhafzotaj, pjesë të të cilave ndodhen të ndërtuara mbi pasurinë e cila ka një sipërfaqe 2184 m2 dhe kategorizohet në zërin kadastral “Rrugë” me status juridik “shtet”.

Gjithashtu, punonjës të IMT-së Shijak, me mosveprimet e tyre kanë konsumuar elementë të veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 248 e 25 të K.Penal, pasi ata kanë marrë vendime prishjeje të cilat nuk janë ekzekutuar si dhe nuk kanë depozituar kallëzime penale në lidhje me ndërtimet e paligjshme që kanë konstatuar.

A.K. me detyrën e Drejtorit të bordit të ndërmarrjes kanalizmieve, i ka kthyer përgjigje Drejtorisë së Aluizit Durrës, ku informonte se objekti i qytetarit F. H., nuk cenon objektet, sistemin kullues që Bordi i Kullimit Durrës –Krujë ka në inventar” thotë prokuroria.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit