-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Rrethohet” Shkodra, Lezha dhe Kruja! Parcela me mijëra rrënjë kanabis

Kryesoret

Policia e shtetit njofton se ka gjetur dhe asgjësuar 1099 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të kultivuar në kubikë dhe në tokë, në Krujë, Lezhë dhe Shkodër.

 

Në Krujë në zona të pyllëzuara të fshatrave Brret dhe Fushë Madhe, u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies, 794 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

Në Lezhë gjatë kontrolleve në territorin e fshatit Zimaj, u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies, 200 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

Në Shkodër, gjatë kontrolleve në territorin e fshatit Vukpalaj, nga shërbimet e Policisë Kufitare të Shkodrës dhe ato të DVP Shkodër, u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies, 105 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit