-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BIRN: Tenderat e gatimit në spitalet e Elbasanit ushqejnë kompaninë e lidhur me krimin

Kryesoret

Në prag të festave të fundvitit më 30 dhjetor 2022, kreu i spitalit rajonal “Xhaferr Kongoli” të Elbasanit, Agron Gaxho, rinovoi për të tretin vit radhazi kontratën e shërbimit të gatimit dhe shpërndarjes së ushqimit për pacientët e spitalit të tij.

Kontrata vjetore me vlerë 23.6 milionë lekë u firmos me një kompani të vogël të tregtisë së mishit në pronësinë e Olta Sharrës, një 43-vjeçare nga Elbasani, që kishte punuar më herët në bibliotekën e qytetit.

E regjistruar si person fizik, kompania e Sharrës ofron ofron gjithashtu shërbimin e ushqimit për spitalin psikiatrik “Sadik Dinçi” si dhe kishte fituar tendera në tre bashki të qarkut të Elbasanit.

Por ka një problem: në kohën kur spitali rajonal i Elbasanit i rinovoi kontratën, subjekti “Olta Sharra” ndodhej prej gjashtë muajsh nën sekuestro si një derivat i dyshuar i burimeve kriminale.

Vendimi për sekuestrimin e personit fizik “Olta Sharra” u mor nga Gjykata e Elbasanit më 9 qershor 2022, si pjesë e hetimit pasuror të nisur ndaj bashkëshortit të saj, Gentian Sharra  – një 48-vjeçar nga Elbasani i akuzuar për vjedhje me dhunë dhe pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Vetë Sharra u arrestua në maj 2022 në kuadër të operacionit “Golden Bullet” të SPAK si pjesë e njërit prej grupeve të krimit të organizuar të denoncuara nga Nuredin Dumani – një ushtar i krimit të organizuar i kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë.

Ligji shqiptar për prokurimin publik u ndalon kompanive pjesmarrjen në tendera vetëm në rastet kur operatori ekonomik apo drejtuesit e tyre janë të dënuar me vendim të formës së prerë.

Megjithatë, ekspertët thonë se përfshirja e kompanive me prejardhje kriminale në prokurimet publike i shkakton një dëm të madh zhvillimit normal të ekonomisë…lexo ketu shkrimin e plotë…

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit