Paraplegjikët kanë protestuar sërish sot para bashkisë së Durrësit për pagesat e prapambetura. Kryetari i shoqatës Sokol Murataj u shpreh se bashkia e Durrësit ende nuk u ka kthyer një përgjigje.
“Pse nuk na i jep bashkia paratë që na takojnë me ligj? E kanë për detyrë, t’u japin personave me aftësi të kufizuar listëpagesat, një vërtetim se i kanë marrë pagesat në vitet 2005-2010, por ata nuk zbatojnë ligjin.
Personat me aftësi të kufizuar thonë se jetojnë në kushte të vështira financiare, dhe se nuk kanë as të ardhura minimale për të jetuar”, tha Murataj.