Një ngjarje e rëndë kriminale u parandalua nga policia e Elbasanit. Patrullat e policisë pikasën një person në bulevardin kryesor të qytetit duke lëvizur me armë zjarri tip kallashnikov. Sapo i janë afruar personit ky i fundit ka hedhur armën dhe është larguar.
Nga hetimet paraprake rezulton se personi i identifikuar tashmë nga policia është më precedent të mëparshëm kriminal dhe paraprakisht konfirmohet se ai do të kryente një krim.
Hetimet e deritanishme kanë bërë që policia të ketë pista edhe mbi “shënjestrën” e personit. 23-vjeçari dyshohet se do të vriste një person me precedent penal me të cilin kishte një konflikt. Të dhënat e para janë paraprake.