-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mori mbi 500 mijë Euro! Flet “mashtruesja”: Më vunë pistoletën në kokë, më mbroni!

Kryesoret

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për Milena Derajn 30 vjeçe që akuzohet për mashtrim me pasoja të rënda. Në gjykatë, ajo ka treguar se është kërcënuar nga 4 banda kriminale që nuk ka mbajtur premtimin për të ndikuar në disa çështje gjyqësore për të cilat kishte marrë paratë. Para trupës gjykuese, Milena Deraj tha se ishte marrë peng dhe ishte kërcënuar me pistoletë në kokë.

“Ju lutem më mbroni familjen, burrin, fëmijën. Katër banda na kërcënojnë me jetë. Paratë i mora për të paguar dy avokatë të mirë për çështjen” mësohet të jetë shprehur para togave të zeza “mashtruesja” Milena Deraj.

Deraj akuzohet se mashtroi 3 persona (babain dhe dy djemtë e familjes Verracaku), duke iu marrë 340 000 euro, me premtimin se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor që kishin në Shkodër, në lidhje me një ngjarje kriminale të ndodhur në Velipojë, në vitin 2021, masakra në plazhin e Velipojës.

Deraj u premtoi personave në fjalë heqjen e dy burgimeve të përjetshme, por që sipas personave që dhanë lekët nuk u mbajt më pas kaluan tek kërcënimet. Gjithashtu Deraj akuzohet se mashtroi edhe një shoqe të saj se do ta ndihmonte me bono thesari, kur ishte pjesë e Bankës së Shqipërisë duke i marrë 230 mijë Euro.

Burg pa afat për super mashtruesen e Tiranës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit