Tragjedia ka ndodhur mesditën e së premtes në Kefaloni, Greqi teksa një djalë 3-vjeçar është gjetur i vdekur në një pishinë vile private.
Prindërit e tij me origjinë nga Sri Lanka, punonin në vilën në Minies. Djali i vogël u pikas nga nëna dhe babai e nxori me shpejtësi.
Ai është dërguar menjëherë në spitalin e Kefalonisë ku për fat të keq mjekët nuk kanë mundur të bëjnë asgjë.