Katër ditë pas arrestimit, shqiptari i shumëkërkuar Laert Haxhiu do të dalë sot para gjykatës në Janinë të Greqisë për masë sigurie. Shqipëria kërkon ekstradimin për masakrën e Lushnjes.
Dokumentacioni i autoriteteve shqiptare për ekstradimin e Laert Haxhiut do të shqyrtohet sot nga gjykata greke.
Laert Haxhiu së bashku me dy shqiptarë të tjerë u arrestua mbrëmjen e së hënës në Janinë teksa tentuan t’i largoheshin policisë greke gjatë një ndjekje me makina.
31-vjeçari nga Lushnja është i dënuar me 18 vite burg në mungesë nga gjykata shqiptare.
You must log in to post a comment.