Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme po zhvillon një takim me të rinjtë në Shkodër.
Pas humbjes së PD-së në zgjedhjet e 14 majit Basha ka vendosur t’i rikthehet politikës ku ka inkurajuar të rinjtë që reflektojnë dhe se duhet të punojnë që të rinjtë të dëgjohen.
“Shkodra kurrë nuk është përkul para arrogancës së pushtetit. Diktuarës dhe as para arrogancës së pushteteve në tërësi.
Kjo e bën sëmbimin edhe më të madh. Jam i bindur për ju, bashkia juaj, qytetarët e Shkodrës, ata që s’janë banorë, por e shohin Shkodrën si një etalon.
Kur më thanë për këtë mundësi bashkëbisedimi me ju, pata një reflektim të thellë, duke pas parasysh këtë rrethanë, por në Shkodër unë e ndje dh ese kam subjektive, ky lëndim është më i madh.
Pata një moment kur thash si i bëhet, me ardh në Shkodër pas 14 majit. Edhe kur lëndohesh, edhe kur të sëmbon diçka, nuk ka rrugë tjetër përveç të përballesh me lëndimin me shkakun e lëndimit.
Pas kësaj nuk pata asnjë dilemë dhe mendova u bë një kohë e gjatë, pak më shumë se një vit që kur kam qenë në një takim të tillë në Shkodër dhe e dyta, padiskutim që unë besoj se më të mira do të vijnë, por s’ka pse të presim për ditë më të mirë, por të punojmë për ditë më të mira.” u shpreh Basha.
Related