Gazetari Ben Blushi ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një tjetër histori personale.
Këtë herë personazh i tij është bërë një i moshuar nga Peshkopia, që fati i keq e ka nxjerrë të lypë në rrugë.
RREFIMI
LYPËSI I GËZUAR
Gëzimin e pashë në një udhëkryq. Në Dibër. Para se të hyj në Peshkopi. Po ecte në rrugë.
Ca bën këtu, e pyeta
Po lip, tha Gëzimi
Si quhesh?
Gëzim, tha Gëzimi
Sa lek ke fituar sot?
Shtatë mijë lekë, tha Gëzimi
Cfarë pune kë bërë, i thashë
Asnjë punë, tha Gëzimi
Si asnjë punë, e pyeta
Gjthmonë kam lipur, tha Gëzimi
Po pse ke lipur, e pyeta
Ma mësoi babai, tha Gëzimi
Edhe babai ishte lypës ?
Edhe ai lipte, quhej Faris, tha Gëzimi
Ku lypte babai?
Në Peshkpopi lipte
Po në Tiranë ke shkuar, e pyeta
Edhe në Tiranë kam lipur, tha Gëzimi
Ku është më mirë në Tiranë apo në Peshkopi?
Në Tiranë më kanë dhënë më shumë lekë, tha Gëzimi
Cfarë pe në Tiranë, e pyeta
Pashë Kuvendin Popullor, tha Gëzimi
Kush ishte te Kuvendi Popullor, i thashë
Ishte Haxhi Lleshi, tha Gëzimi
Po tani ku është Haxhi LLeshi, i thashë
Haxhi LLeshi ka vdekur, tha Gëzimi
Sa fëmijë ke Gëzim, i thashë
Dy fëmijë, tha Gëzimi
Po ata cfarë bëjnë, e pyeta
Janë në shkollë, tha Gëzimi
Po gruaja çfarë bën Gëzim?
Gruaja është e sëmurë me anemi, tha Gëzimi
Po kur nuk ke lekë ku ha Gëzim?
Në Xhami, tha Gëzimi
Shkon në xhami, e pyeta
Shkoj dhe falem, tha Gëzimi
Kë ke takuar në xhami, e pyeta
Muhametin, tha Gëzimi
Cfarë ka qenë Muhameti ?
Muhameti ka qenë i madh,tha Gëzimi
Po pse ishte i madh,i thashë
Ishte i madh me shekuj me vite,tha Gëzimi
Cfarë ka bërë Muhameti,i thashë
Ftonte njerëzit në bajram dhe ramazan,tha Gëzimi
Do doje ta takoje Muhametin,e pyeta
E takoj nganjehrë,tha Gëzimi
Po ku e takon, Muhametin, i thashë
Vjen të premteve,tha Gëzimi
Po tani ku do shkosh,e pyeta
Do shkoj në lokal,tha Gëzimi
Cfarë do bësh në lokal,i thashë
Do ha një pilaf me lekët që më dhe, tha Gëzimi
Vetëm pilaf, e pyeta
Edhe një tasqebaq, tha Gëzimi