-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përplasja Kosovë-Amerikë! Analisti: Sulmi i SHBA-së ndaj Kurtit nuk ka logjikë

Kryesoret

Analisti amerikan Daniel Serwer, një nga njohësit e mirë të zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor ka komentuar ngjarjet e së premtes në veri të Kosovës si dhe kritikat amerikane ndaj Qeverisë së Albin Kurtit. Serwer thotë se logjika e Kurtit qëndron, por ka vënë në dyshim kapacitetet e qeverisë së Kosovës për të realizuar qëllimet.

“Nuk jam i vetëdijshëm për mendimet aktuale të kryeministrit Kurti për çështjen specifike të kryetarëve të komunave. Por ai është një liberal demokrat i vendosur që beson në të drejta të barabarta sipas ligjit. Ai është gjithashtu një nga ata që unë i quaj “sovranistë”.

Kurti beson se Kosova është dhe duhet të veprojë si një shtet sovran. Këto dy karakteristika e bëjnë vendosjen e kryetarëve të bashkive një lëvizje logjike. Megjithatë, vetëm logjika nuk mund të diktojë politikën. Aftësia gjithashtu ka rëndësi”, – ka shkruar Serwer.

Analisti shkruan se SHBA-ja ka kapacitetet e duhura, por sipas tij amerikanëve iu mungon logjika. Serwer thotë se SHBA-ja mund t’ia vështirësojë jetën Kurtit, por qëndrimi i tyre për zgjedhjet në veri nuk qëndron.

“I përkrahni të drejtat e barabarta, por si e kundërshtoni vendosjen e zyrtarëve të zgjedhur për shkak të përkatësisë së tyre etnike? Si e dënoni veprimin e policisë për të mbrojtur kryetarët e zgjedhur, por jo rebelët që i sulmuan? Si pretendoni se marrëveshja e normalizimit, e cila përfshin një zotim për të mos përdorur forcën ushtarake, është ligjërisht e detyrueshme, por nuk e pengoni mobilizimin serb të forcave të saj të armatosura në përgjigje të një konflikti politik brenda Kosovës?” ka shkruar Serwer.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit