-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Turqia gati për zgjedhjet e radhës, përballja vendimtare mes Erdogan dhe Kilicdaroglu

Kryesoret

Me më pak se gjysmë njësi, Rexhep Tajip Erdogan nuk u zgjodh për një mandat të ri presidencial në garën e 14 majit në Turqi.

Por pas rezultateve të cilat edhe për pak e nxorën sërish fitues pritet që edhe në zgjedhjet që do të zhvillohen nesër Erdogan të jetë fitues.

Rezultatet zyrtare raportojnë se 49,52% të vota i ka marrë Erdogan, 44,88% Kemal Kilicdaroglu, ndërsa kandidati i tretë, Sinan Ogan, i cili do të mbështesë Erdoganin mori 5,17%.

Nga sondazhet Erdogan merr mandatin e radhës me rreth 53%. Erdogan dhe Kilicdaroglu u fokusuan ditët e fundit tek të pavendosurit, duke vënë peshën në mitingje të reja të mëdha – edhe pse jo aq mbresëlënëse sa ato të raundit të parë.

Kilicdaroglu, i cili me sa duket nuk priste të humbiste në raundin e parë, zgjodhi një retorikë të ashpër përpara raundit të dytë duke premtuar  të dëbojë refugjatët sirianë dhe të mos e kthejë vendin në një “magazinë emigrantësh”.

Erdogan mobilizoi ankesat për ” terroristët që punojnë me HDP ” (partinë kurde) dhe “LGBTQ”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit