Pas vendimit të qeverisë e cila po përgatit një projektligj për shkrirjen e Akademisë së Albanologjisë dhe bashkimin e saj në Akademinë e Shkencave ka ardhur reagimi i ish-kryeminsitrit, Sali Berisha.
Për mes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ai shkruan se ky është një akt antiligjor i kryeministrit, Edi Rama.
Sipas Berishës Rama po ndërmerr një sulm të hapur kundër albanologjisë, gjuhës shqipe, shkencave të etnogjenezës, identitetit tonë kombëtar.
“Shkrirja e Akademisë Albanologjike, një akt antikombëtar e antiligjor i Edi Ramës.
Të dashur miq, Edi Rama po ndërmerr një sulm të hapur kundër albanologjisë, gjuhës shqipe, shkencave të etnogjenezës, identitetit tonë kombëtar. Ai në kundërshtim me ligjet e Arsimit të Lartë dhe të Akademisë së Shkencave ka pergatitur me ministren e tij të arsimit një vendim për shkrirjen e Akademisë Albanologjike, qendrave dhe instituteve të saja dhe dorëzimin e tyre tek Skendër Gjinushi.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë vendim antishqiptar dhe antiligjor të Edi Ramës si një goditje asgjesuese për studimet e gjuhës shqipe, shkencave të etnogjenezës dhe kërkoj anullimin e tij të menjëhershëm.
Këtu më poshtë keni raportimin e mediave për këtë akt antiligjor!”, shkruan Berisha.









