Pas takimit të së shtunës ditën e sotme kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet sërish me të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Takimi i radhës mes tyre do të zhvillohet në orën 10:00në ndërtesën e Qeverisë ku do të diskutohet për zhvillimet e fundit në vend
Sipas Sarrazin, veprimet e institucioneve kosovare në lidhje me tensionet në veri kanë qenë të gabuara.
Ndërsa Kurti pas takimit ka deklaruar se shkuarja e kryetarëve të komunës në zyrat e tyre të punës duhet të trajtohen si gjë normale.