Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndërmarrë një aksion mbrëmjen e djeshme për të goditur raste të mitdhënies në Policinë e Shtetit.
Paraprakisht dyshohet se nën hetim kanë qenë disa efektivë të Forcave Shqiponja në Tiranë.
Dyshohet se këta efektivë merrnin shuma monetare nga qytetarë që ndalonim për të mos i arrestuar.
Po ashtu aksioni ka qenë edhe në disa komisariate të Tiranës, ku janë vënë në sitë efektivë te rendit publik.