Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez dha dorëheqjen pas humbjes sw zgjedhjeve. Ai tha të hënën se do të shpërndajë Parlamentin dhe se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare më 23 korrik, pas humbjes së rëndë të partisë së tij në zgjedhjet komunale dhe rajonale të dielën.
Rezultati i ndeshjes së djeshme konsiderohet si një ogur i keq për qëndrimin e tij në pushtet. Lideri i Partisë Popullore (PP), opozita kryesore e krahut të djathtë, Alberto Núñez Feijo, foli menjëherë për një “cikël të ri politik”.
“PP” dje hodhi një “hap gjigant” në rrugën që pritet ta çojë zotin Feijo në postin e kryeministrit në fund të vitit 2023, tha kreu i qeverisë Andaluziane, Juan Manuel Moreno Bonilla, një lider i së djathtës spanjolle.
Përveç PP-së, fituesi tjetër i madh është partia e ekstremit të djathtë Vox, tashmë forca e tretë në parlament, e cila me mbi 1.5 milionë vota në zgjedhjet komunale (7.19%), dyfishoi përqindjen e saj në katër vjet duke bërë një hyrje spektakolare në disa parlamente lokale.









