Luiz Ejlli është një nga personazhet më të njohur tashmë në industrinë shqiptare, e madje mund të thuhet lehtësisht edhe më i kërkuari. Eksperienca në ‘Big Brother VIP Albania’ ka bërë që ai të jetë i dashur për publikun.
Gjatë eksperiencës në ‘BBV’ shumë persona e ndoqën Luizin ‘këmba këmbës’, natë e ditë, e një prej tyre është edhe zonja Kristina, e cila jeton në Greqi. Videot e saj ku përshëndeste Luizin, fliste për të dhe e puthte nga ekrani janë bërë virale në ‘Tik Tok’.
E tashmë që Luizi ka dalë nga shtëpia e famshme, është koha që t’ja shpërblejë sado pak kohën që ajo mori për ta ndjekur. Luizi na ka treguar përmes një video të publikuar në Instagram surprizën që kishte përgatitur për Kristinën. Ai e merr me video-call për ta përshëndetur.
Gëzimi i Kristinës s’ka koment dhe mund ta shikoni në videon e mëposhtme. “O bota ime, ti je flori, ti je i veçantë”, janë fjalët të cilat Kristina i drejton Luizit, ndërsa ky i fundit i premton se do ta takojë kur të shkojë në Greqi.
“Dashuria që marr nga ju është më e madhe seç mund ta kisha menduar. Kisha edhe unë po aq emocione sa Zonja Kristina (të cilën sot e njihni të gjithë), prandaj këto emocione të bukura nga kjo telefonatë surprizë, doja t’i ndaja me të gjithë ju. Faleminderit nga zemra” janë fjalët që Luizi shkruan krahas videos.
@5pyetjet.al “O bota ime, të dua shumë”, Luizi telefonon fansen “e çmendur” pas tij #meluizin #BBV #Kiara ♬ original sound – 5pyetjet.al