Tirana luftoi deri në fund për titullin kampion, por u detyrua të kënaqej me vendin e dytë. Bardheblutë mbyllën sezonin me të njëjtën kuotën pikësh me Partizanin (67’), por të kuqtë kanë arritur rezultate më pozitive në ndeshjet direkte.
Pas ndeshjes ndaj Erzenit, askush nga kampi bardheblu nuk doli në konferencën e zakonshme për shtyp. Gjithsesi, klubi ka bërë një postim në rrjetet sociale.
“Demat e kuq” shpallen për herë të 17 kampionë të Shqipërisë
Tirana shkruan në një foto: “Noltmadhni”, ndërsa mbishkrimi është: “Lavdia e qytetit, shpirt i pamposhtur”.
Një përgjigje kjo për festën e Partizanit, e cila tashmë ka filluar.