I ftuar tek “5pyetjet nga Babaramo” Endrit Shabani nga “Nisma Thurje”, foli për zgjedhjet lokale që u zhvilluan më 14 maj. Shabani u shpreh se edhe pse fitoi zgjedhjet në 54 bashki, Rama ka marrë më pak vota se në zgjedhjet e kaluara.
“Partiza nga PD-ja kanë dalë sa të duash. Këto janë copëzuar. Unë mendoj se mes tyre nuk ka debat politik. E majta dhe e djathta në thelb ndahen në mënyrat si ndërtohet shoqëria. Disa njerëz e kanë krijuar kapacitetin për të vjedhur pa u kapur.
Debatet momentalisht nuk janë ideologjike, varfëria e debateve ideologjike çon pastaj në debate personale.
Në total Rama ka marrë më pak vota seç ka marrë në zgjedhjet e kaluara. Sfida jonë është që ne të bindim njerëzit që ka politik përjetoj tornimit Rama-Meta-Berisha.”, tha Shabani.