Akademia e Studimeve Albanologjike kundërshtoi ashpër si të paligjshëm një projektvendim të qeverisë së kryeministrit Edi Rama, që synon të vendosë këtë institucion nën varësinë e Akademisë së Shkencave, duke e cilësuar atë si një ndërhyrje politike në kërkimin shkencor në vend.
Akademia u alarmua nga rrjedhja në media e një projektpropozimi nga Ministria e Arsimit që parashikon transferimin e aseteve dhe detyrimeve të ASA-s nën Akademinë e Shkencave. Vendimi me titull: “Për Mbylljen e Veprimtarisë së Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe Riorganizmin e Njësive kryesore të saj”, nuk ka ende forcë ligjore.
“Në mbledhjen e parë të senatit të Akademisë së Studimeve Albanologjike, procedura e filluar për shkrirjen e Akademisë u konsiderua e papranueshme,” deklaroi rektori, Prof. Luan Përzhita të shtunën, pas rrjedhjes së projektvendimit në media.
Akademia e Shkencave të Shqipërisë drejtohet aktualisht nga Skënder Gjinushi, një politikan, i cili u zgjodh në këtë pozicion pasi Partia Socialiste miratoi ndryshime ligjore. Dy deputetë socialistë kanë propozuar…lexo KETU shkrimin e plotë nga BIRN.