Paraditen e sotme u regjistrua një tërmet me magnitudë 3.7 ballë në Shqipëri. Epiqendra ka qenë në fshatin Fan në Mirditë. Lëkundja u shënua në orën 10:21:12.
Dridhjet e tokës janë ndjerë edhe në qytete të tjera përreth epiqendrës.
Por fatmirësisht nuk ka pasur pasoja, veç frikës dhe panikut te banorët e zonës. “E ndjemë lëkundjen nga tërmeti. U trembëm” thanë disa prej tyre.
Sot në mëngjes në orën 05:55:24 u shënua një tjetër tërmet, 2 ballë në Orosh, sipas Institutit të Gjeoshkencave.