-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kushtetuesja rrëzon “Babagjyshin”

Kryesoret

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar pretendimet e Ilir Kupës anëtar i “bandës së babagjyshave” për të shfuqizuar dënimin me 25 burg dhënë nga drejtësia shqiptare për arratisjen e dhunshme nga burgu i Trikallës në Greqi në vitin 2013.

Kupa u gjykua në Shqipëri për këtë çështje, bazuar në dosjen hetimore të ardhur nga pala greke. Kjo për shkak se pas arratisë së bujshme, ai u prangos në atdhe si pjesë e “bandës së babagjyshave”.

Në Gjykatën Kushtetuese, Kupa pretendonte se vendimet e dhëna nga Shkalla e Parë dhe Apeli i Krimeve të Rënda e më pas nga Gjykata e Lartë, ishin anti-kushtetues. Sipas tij, në Gjykatën e Lartë i ishte mohuar e drejta për t’u dëgjuar dhe se gjykatat në të tre shkallët e kishin dënuar në mungesë të provave.

Në arsyetimin e saj, Kushtetuesja i vlerësonte të pabaza pretendimet e Kupës dhe vendoste të mos e kalonte për shqyrtim në seancë plenare kërkesën e tij. Ilir Kupa u dënua me 25 vite burg nga Gjykata për Krimet e Rënda në maj të vitit 2016, dënim që u zbut në 16 vjet e 8 muaj në Apel. Vendimi i Apelit u prish nga Gjykata e Lartë në nëntor 2022 dhe në fuqi u la dënimin me 25 vite.

Për dosjen greke, Ilir Kupa u fajësua për 6 vepra penale, mes të cilave “grup të strukturuar kriminal” dhe “vrasje me dashje ndaj funksionarit publik”, mbetur në tentativë, në dëm të dy gardianëve të burgut grek.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit