-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Brukseli çon me urgjencë zyrtarin e sigurisë në Kosovë

Kryesoret

Sot në Kosovë ka mbërritur Zëvendës Sekretari Gjeneral për Sigurinë dhe Mbrojtjen e Përbashkët i Bashkimit Europian, Charles Fries, për ngjarjet e fundit në veri të vendit. Për vizitën e tij ka njoftuar shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, i cili edhe e ka pritur atë.

“Kënaqësi mirëpres Zëvendës Sekretarin Gjeneral Charles Fries për vizitën e tij në Kosovë. Diskutuam zhvillimet politike, çështjet e sigurisë dhe  agjendën europiane të sigurisë së Kosovës”.

Shefi i BE-së tha se zyrtar europian për siguri do të takohet edhe me krerët institucionalë të Kosovës. “Gjatë kësaj vizite ai do të takohet me liderë institucionalë dhe drejtues të shoqërisë civile të Kosovës”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit