Redjan Rraja, i akuzuar për atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja, ka folur përpara hetuesve në lidhje me automjetin tip “Audi”, që SPAK i ka sekuestruar modeles Kejvina Kthjella. Në deklarimet e tij, Rraja mohoi të ketë lidhje me automjetin e modeles dhe deklaroi se “Audi” është në pronësi të Kthjellës dhe jo të tij. Ai mohoi kategorikisht që të ketë ndihmuar modelen në blerjen e automjetit luksoz.
“Kam pasur marrëdhënie miqësie me Kthjellën, por asgje tjetër. Ajo makinë ka qenë më emër dhe mbiemer të saj. Unë nuk kam lidhje fare. Është objekt që është i saj. Nuk e di kur është blerë. Në mënyrë absolute nuk kam kontribuar në blerjen e këtij mjeti”, tha Rraja.
Si e zbuloi vjehrra tradhtinë? Modelja: Fjeta me nipin e deputetit më pas ika
Por vetë Kejvina ka një tjetër version. Në dosjen e SPAK-ut, mes shumë dëshmish në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, është edhe ajo e modeles Kejvina Kthella.
Ajo tregonte tre vite më parë se më datë 1 nëntor 2019 (ditën kur ndodhi atentati), ka komunikuar në telefon me Redjanin dhe i ka thënë se ishte në Durrës me disa miq. Ndërsa alibia që Rraja kishte tentuar të ngrinte, është rrëzuar nga bashkëshortja e tij, e cila gjatë deklarimeve ka thënë se Redjani ndodhej në Belgjikë. E po kështu, edhe një përgjim i vjehrrës së tij me një mikeshë, është cilësuar me shumë interes për hetimin.