-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rraja: Kejvinën e kam vetëm mike! S’ia bleva unë makinën

Kryesoret

Redjan Rraja, i akuzuar për atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja, ka folur përpara hetuesve në lidhje me automjetin tip “Audi”, që SPAK i ka sekuestruar modeles Kejvina Kthjella. Në deklarimet e tij, Rraja mohoi të ketë lidhje me automjetin e modeles dhe deklaroi se “Audi” është në pronësi të Kthjellës dhe jo të tij. Ai mohoi kategorikisht që të ketë ndihmuar modelen në blerjen e automjetit luksoz.

“Kam pasur marrëdhënie miqësie me Kthjellën, por asgje tjetër. Ajo makinë ka qenë më emër dhe mbiemer të saj. Unë nuk kam lidhje fare. Është objekt që është i saj. Nuk e di kur është blerë. Në mënyrë absolute nuk kam kontribuar në blerjen e këtij mjeti”, tha Rraja. Në lidhje me të ardhurat e tij, Rraja tha se kishte tre klinika stomatologjike dhe se siguronte deri në 200 milionë lekë të vjetra në vit. “Asnjëherë nuk kam shpenzuar më shumë se fitimet e mia”, tha ai. Por nga disa përgjime dilte se vjehrra e Redjan Rrajës shprehej se “kanë dalë llafe se shkonte me një tjetër”.

SPAK kërkon konfiskimin e një njësie tregtare, dy garazheve dhe automjetit “Audi”, si të pajustifikuara në burime të ligjshme. Në seancë Rraja tha se në vitin 2016 kishte bërë një kontratë prenotimi për një njësi tregtare e dy garazhe dhe se kishte paguar përmes bankës rreth 200 mijë euro. Sipas tij, një pjesë të shumës e kishte kërkuar pas për shkak se i ishin nevojitur gjatë kohës që kishte shkuar në Kanada. Euronews

Si e zbuloi vjehrra tradhtinë? Modelja: Fjeta me nipin e deputetit më pas ika

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit