Dy persona janë plagosur mëngjesin e sotëm në Lushnje.
Aksidenti ka ndodhur në dalje të qytetit. Një makinë që drejtohej nga një taksist i cili udhëtonte bashkë me një mësuese, u përplas me një tjetër makinë në një kryqëzim, pranë një shkolle.
Në momentin e ngjarjes në rrugë nuk kishte kalimtarë, ndërsa si pasojë e përplasjes mbetën të lënduar taksisti dhe mësuesja.
Ata u dërguan në spital për ndihmë mjekësore. Në vendin e ngjarjes ndodhet policia e cila ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit në fjalë