Në Bratislavë po zhvillohet një takim mbi situatën në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë. I pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama bashkë me Albin Kurtin.
Gjatë fjalës së tij, Edi Rama kritikoi Brukselin për situatën e pandemisë dhe u shpreh se BE u zgjua për Ballkanin pas luftës në Ukrainë.
“Nëse nuk do të kishte qenë për Erdoganin Shqipëria do të ishte përballuar me shumë vdekje nga pandemia, ndërkohë që BE po kujdesej për veten e vet për të kthyer më pas sytë me shumë vonesë nga ne.
BE-së iu desh një luftë për t’u zgjuar për Ballkanin. Ne nuk mund të presim, nuk e di për sa vite të tjera për të pasur mbështetje të mirëfilltë. Shumica e fondeve janë kredi, grandet janë për asistencë teknike” tha ai.
Ai tha se BE jep 138 euro për qytetar në Ballkanin Perëndimor dhe 4570 euro për një europian.