Ditën e nesërme nis ndryshimi në strukturat e policisë. Komisariati i policisë së Kavajës do t’i kalojë në varësi Drejtorisë së Policisë së Durrësit, ndërsa komisariati i policisë së Vorës dhe Krujës do t’i kalojë Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Pra Tirana do të bëhet me 8 komisariate, sipas informacioneve komisariati i Vorës do të mbajte nr.7.
Gjithashtu ndryshime do të ndodhin edhe në mënyrën e funksionimit.
Policia Kriminale do të fokusohet vetëm në krimet e rënda ndërsa një sektor tjetër më i vogël do të hetojë krimet më të lehta.