Gjykata e Tiranës ndryshoi sërish masën e sigurisë për ish-sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj, nga arrest në shtëpi në detyrim paraqitje.
Ai akuzohet nga Prokuroria e Tiranës për shpërdorim detyre lidhur me procedurat e kompensimit të një prone në vlerën e rreth 1.2 milion euro. Arlind Gjokutaj qëndroi pak ditë në burg më pas u shtrua në spital për probleme me zemrën.
Doli në arrest shtëpie dhe tani në detyrim paraqitje. Fatin e tij nuk e kanë pasur dy personat e tjerë të arrestuar. Në arrest shtëpie vijojnë të qëndrojnë Alban Ruli përmbarues privat dhe Fatmir Hoxha drejtor juridik në Ministrinë e Financave.