Ditën e sotme do të zhvillohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit seanca për masën e sigurisë për Fredi Belerin dhe Pandeli Kokaveshin.
Kryetari i zgjedhur nga qelia nuk do të jetë i pranishëm. Ai është shtruar në spital me pretendimin se është sëmurë dhe vuan nga zemra.
Kokaveshi është paraqitur. Të dy kërkojnë lirimin nga masa e arrestit me burg pas arrestimit dy ditë përpara zgjedhjeve të 14 Majit për blerje votash.