Pas Malësisë së Madhe, Shkodrës, Krujës dhe qyteteve të tjera nga jugu në veri, goditja e fundit e parcelave me lëndë narkotike është bërë në Lezhë.
Sipas policisë u asgjësuan në total 2583 bimë narkotike të kultivuara në miniera dhe në tokë, në fshatra të ndryshëm, në Kurbin dhe në Lezhë.
Pas imazheve të përfituara nga lart nga “GDF” u ndërhy në terren në fshatin Skuraj, Kurbin, në një zonë të pyllëzuar dhe të vështirë malore, u gjetën 2215 bimë narkotike.
Në fshatrat Fushë Kuqe dhe Gërnac, Kurbin, u gjetën 337 bimë narkotike dhe në fshatin Kolsh, u gjetën 31 bimë narkotike.
Gjatë 8 fazave të mëparshme në fshatra të ndryshme të qarkut u asgjësuan në total 12.196 fidanë dhe bimë narkotikë, si dhe u vunë në pranga 3 persona.
Tym e flakë! 90 policë me dronë zbulojnë parcelat me kanabis