-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta nxjerr videon: Shikoni si u mbushën kutitë në Kuçovë

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka postuar një video në faqen e tij në Facebook, që është shpërndarë më herët nga Lefter Maliqi dhe që sipas tyre tregon krimin elektoral në bashkinë e Kuçovës. “Krimi elektoral në KZAZ-në e Kuçovës ulëret sheshit dhe nuk mund të mbyllet pa Ndëshkim. Prova më flagrante se këto s’mund të kërkohen” shkruan Meta. Në video, sipas Lefter Maliqit, që ishte kandidat në Kuçovë duket qartë momenti që një person, që sipas tij është vëzhguese e Partisë Socialiste fut fletë votimi fshehurazi tek numëruesi. Maliqi kërkon drejtësi.

“Krim shtetëror dhe elektoral në KZAZ -në Kuçovë. Shihni videon se si vezhguese e Rilindjes fut fletë votimi fshehurazi tek numëruesi. Manipulim, vjedhje, braktisje e KZAZ para votimit, fallsifikim firmash, kuti të dyshimta me vula e kode të ndërruara. Kamera e sigurisë e instaluar pa funksionim të duhur në të gjitha tavolinat. Braktisja e kutive nga ora 11:15 deri në 12:40 të natës para fillimit të numërimit, ku mbi 1 orë e 20 minuta u lanë në mëshirë fatit dhe keqbërësve. Bashkia Kuçovë u grabit nga narkoshteti në bashkepunim në oligarkun Salillari. S’ka kthim prapa deri në zbardhjen e së vërtetës! Vota e qytetarëve nuk mund të tjetërsohet, fallsifikohet, dëmtohet, deformohet, SPAK-u i Partisë nuk duhet të rrije në heshtje. Bashkia do ju kthehet banorëve” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit