-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nga karriera, te jeta private, rrëfehet si rrallë herë Era Rusi

Kryesoret

Këngëtarja e njohur Era Rusi është një ndër artistet më të dashura për publikun. Ajo ka folur së fundmi rreth karrierës së saj muzikore dhe jetës private.

Teksa ishte e ftuar në “Pardon My French”, këngëtarja është pyetur se me cilën nga këngët e saj do të ishte një përfaqësim i denjë i Shqipërisë për në Eurovision:

“Shumë njerëz më kanë thënë për “Gjuju” që do të donin të ishte në Eurovision. Unë mendoj që kënga “Eja merre” që kam qenë në festival ka qenë një këngë e denjë për Eurovision. Ka patur shumë këngë të bukura tani që e mendoj”.

Pyetje: Duke qenë një artiste me shumë vite karrierë të suksesshme a ka menduar Era Rusi që të zhvillojë një koncert recital?

Era: E kam menduar, më shkoi mendja thashë pse jo. Është një shpenzim shumë i madh që për momentin nuk e di sa mund të përballohet e para dhe e dyta mendoj që nëse do të bëja një ditë një recital do të bëja diçka të çmendur. Do të vijë ajo ditë por mendoj që është një tjetër fazë. Kemi disa gjëra të reja për të bërë deri atëherë.

E sa i përket jetës sentimentale, këngëtarja u pyet nëse ‘do ndryshonte për një person nëse do ta donte shumë?’

“Unë mendoj që me vetëdije apo pa vetëdije të gjithë ndryshojmë nga pak ose përshtatemi. Disa kompromise duhet t’i bësh”- u përgjigj ajo.

Pyetje: Nuk kemi gjë në horizont?

Era: Mos u merr me llafe.(qesh)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit