-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Takimi me Vuçiç, Osmani: Nuk është i interesuar për zgjidhje e as për paqe

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar ditën e sotme një takim të shkurtër me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

Në takim ishin të pranishëm edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe shefi për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Osmani theksoi se Vuçiç nuk është i interesuar për zgjidhje dhe as për paqe.

“Në fund të takimit me Macron dhe Scholz ata propozuan që të kishte edhe një diskutim joformal me presidentin e Serbisë, natyrisht në takim ishte edhe përfaqësuesit i Lartë i BE-së, Josep Borrell.

E kishim një takim të përbashkët diku 10 minuta, ku edhe njëherë u dëshmua se Vuçiç nuk është i interesuar për zgjidhje dhe as për paqe, por në fakt është burimi kryesor i jostabilitetit në gjithë rajonin tonë”, u shpreh ajo.

Presidentja shtoir se do të vazhdojë të punojë me Gjermaninë, Francën e SHBA-në si aleat yni kyç, por edhe me shtetet e tjera prej disa prej çështjeve që i propozuan edhe presidenti Macron, edhe kancelari Scholz, e që i ka propozuar edhe sekretari i shtetit amerikan, Antony Blinken.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit