Një grua u qëllua dhe u vra në Romë në zonën e San Basilio. Viktima ishte police. Agjentët që nxituan e gjetën të pajetë në hyrje të një pallati.
Vrasësi sipas mediave italiane është kolegu i polices dhe ka përdori armën e shërbimit, duke qëlluar tre herë në drejtim të saj më pas është arratisur me një makinë të bardhë dhe ka vrarë veten duke përdorur të njëjtën armë.
Policja dyshohet se është goditur në kokë nga të paktën dy të shtëna me armë zjarri. Disa njerëz që kishin dëgjuar të shtënat ngritën alarmin dhe kur erdhi ndihma nuk mund të bënin asgjë më shumë për të.