-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkuan ta kapin! Krimineli me shokët rrahin dy policët

Kryesoret

Ngjarje e rëndë në Sarandë. Shkojnë për të kapur një person që kishte thyer masën e sigurisë, dhunohen dy oficerë të policisë. Ngjarja ndodhi pasditen e së mërkurës.

Oficerët e policisë kanë pikasur 23-vjeçarin Perikli Naçi jashtë banesës së tij. Gjykata e Gjirokastrës kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Në 16 prill ai ishte kapur nga policia jashtë banesës, por sërish gjykata e Sarandës kishte vendosur masën “Arrest në shtëpi”.

Pasditen e djeshme ai është pikasur sërish nga policia jashtë banesës. Në tentativë për ta ndaluar, Naçi së bashku me persona të tjerë ka goditur punonjësit e policisë, duke iu shkaktuar dëmtime fizike për të cilat kanë marrë mjekim në spitalin “Petro Nako” të Sarandës.

Forca të shumta të policisë kanë shoqëruar të dyshuarin bashkë me disa persona të tjerë në Komisariatin e Sarandës ku po kryhen veprimet hetimore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit