-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjyqtarja që liroi Tahirin e kaloi vettingun 4 ditë më parë

Kryesoret

Sot gjykata e Elbasanit liroi nga burgu Saimir Tahirin. Ish-ministri i Brendshëm pas 16 muajve burg, pjesën e mbetur, një vit, shtatë muaj dhe 11 ditë do t’i kryejë i izoluar në shtëpi. Vendimin e mori gjyqtarja Matilda Fetau.

Gjyqtarja në datë 29 Maj kaloi vettingun. Ajo u përball të hënën më 29 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK kur gjatë seancës dëgjimore u relatuan raporte pozitive për pasurinë dhe pastërtinë e figurës, ndërsa në aspektin profesional u evidentuan gjetje vetëm për dy çështje të denoncuara nga publiku, për të cilat ajo dha shpjegime.

Tahiri u lirua nga burgu me pretendimin se është sëmurë

Rreth dy orë e gjysmë pas përfundimit të seancës dëgjimore të hënën, Komisioni shpalli vendimin e konfirmimit në detyrë të gjyqares Fetau.

Procesi i vetingut për gjyqtaren Fetau u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Genta Tafa Bungo. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Willem Brower.

Kjo është gjyqtarja që i hapi derën e burgut Saimir Tahirit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit