Mbrëmjen e sotne rreth orës 22:00 në një lokal në Vorë ka ndërruar jetë shtetasi M. M., rreth 60 vjeç, nga Maqedonia e Veriut, shofer kamioni i një linje transporti mallrash Maqedoni-Shqipëri.
Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.