Një ngjarje tragjike ka ndodhur në lagjen “5 Maji” të qytetit të Elbasanit, ku një 20-vjeçare ka humbur jetën në banesën e saj.
Sipas të dhënave të para, viktima është identifikuar si H. W., e lindur në një shtet të Azisë Jugore.
Dyshohet se vdekja e saj ka ardhur për shkaqe natyrale, ndërkohë që autoritetet kanë kryer veprimet e para procedurale.
Materialet përkatëse janë referuar pranë Prokurorisë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Elbasanit, ku do të vazhdojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.









