-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Haradinaj kërkon shkarkimin e Kurtit

Kryesoret

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që të procedohet me shkarkimin e kryeministrin Albin Kurti, meqë sipas Haradinajt Kurti ka kultivuar mosbesim deri në pabesi në raportet me aleatët e Kosovës.

Një mosbesim të tillë Haradinaj thotë se Kurti e ka bërë edhe në fjalimet që ka mbajtur, e që sipas kreut të AAK-së fjalime të tilla ngjajnë me ato të Lavrovit.

Haradinaj thotë se ajo që ka bërë Kurti s’është thjesht mosbesim, por mosbesim që shkon deri në pabesi.

“Mosbesim deri në pabesi, Kurti i sotëm, ka kultivuar mosbesim. Mosbesim edhe me aletatët, përfshrië edhe Amerikën. Në raste të caktuara është ekspozuar me fjalorin et ij që i ngajson Lavorvit apo shkoëve të tij. Kjo i ndodhi edhe tash së fundi.

Kjo po ndodh tashmë si institucion, si qeveri, si rezultat I këtij mosbesimi deri në pabesi, po ndodhin ndëshkime direct për Kosovën. Mosbesim deri në pabesi, jo befasi”, ka thënë Haradinaj.

Tutje Haradinaj thotë se Kurti ka nxitur e ndjellë poshtërim të figurave e vlerave të krijuara me shumë mund. Disa prej tyre Haradinaj thotë se Kurti i ka përvetësuar për të fuqizuar pozitën e vetë të poshtërimit.

“Kurti ka mbjell dhe ka nxit poshtërim të të gjitha figurave e vlerave të krijuara me mund. Disa i ka përvetësu për ta fuqizu pozitën e vetë të poshtërimit”, ka thënë Haradinaj tutje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit