Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi deklaroi se ishte në dijeni të faktit që ditën e hënë që Saimir Tahiri do të lirohej nga burgu. Ai nënvizoi se vendimi i gjykatës ka qenë i paracaktuar dhe këtë e vërteton fakti që portalet e kanë publikuar që ditën e djeshme lirimin e ish-ministrit.
“Saimir Tahiri ka dalë që ditën e hënë. Unë e kam marrë vesh se Saimir Tahiri do të dalë nga burgu që ditën e hënë, ditën e djeshme e kanë publikuar portalet. Vendimmarrja e gjykatës nuk është juridike. Sipas portaleve vendimi ka dalë që dje, sot është bërë seanca.
Kjo do të thotë se gjyqtarët që kanë çështjen i kanë komunikuar të afërmve dhe avokatit që do të dalë që dje, çka do të thotë se është i paramenduar vendimi. Është e sigurt dhe e them me bindje që është publikuar në portale që ditën e djeshme.
Kjo do të thotë se këtu nuk punon jurispudenca, por politika. Vendimet merren më përpara dhe pastaj serviren në media. Nëse seanca u zhvillua sot, pse doli lajmi në portale dje? Kjo tregon se ku ka shkuar drejtësia shqiptare”, tha Prençi.