-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kjo është gjyqtarja që i hapi derën e burgut Saimir Tahirit

Kryesoret

Ish-ministër i Brendshëm Saimir Tahiri është liruar nga burgu. Pas 16 muajve, Tahirit i është hapur dera e burgut.

Gjyqtarja Matilda Fetahu në Elbasan ku u zhvillua procesi gjyqësor ka pranuar kërkesën e ish-ministrit përmes avokatit Maks Haxhia për ta liruar.

Pra lirimi është me kusht dhe pjesën e mbetur do të qëndrojë i izoluar në shtëpi. Ai u dënua në 4 shkurt të vitit të kaluar 3.4 vite burg me akuzën për shpërdorim të detyrës.

Saimir Tahiri lirohet nga burgu

Por përse u lirua?

Zyrtarisht ende nuk dihet, por paraprakisht mësohet se ka qenë një ekspertizë mjekësore që e cilësonte Tahirin si një person që nuk duhet të qëndrojë në ambientet e burgut.

Kjo ka qenë arsyeja që e ka bindur gjykatën që ta lirojë në kushte shtëpie.

Tahiri u lirua nga burgu me pretendimin se është sëmurë

Dënimi

Më 4 shkurt të vitit 2022, Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dënoi Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim.

Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit