“5Pyetjet.al” siguron dhe publikon vendimin e Gjykatës së Elbasanit, që liroi nga qelia ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Vendimi është dhënë paraditen e sotme.
Në mesditë urdhri ka shkuar në burgun e Kosovës në Lushnje duke i hapur derën e qelisë për t’u bashkuar me familjen.
Vendimi i lirimit të Saimir Tahirit nga burgu
Vendimi është firmosur nga gjyqtarja Matilda Fetau. Ish-ministri ka edhe 1 vit e 8 muaj dhe 15 ditë dënim të pavuajtur dhe këto do t’i kryejë nga banesa e tij. Do të lejohet të dalë nga shtëpia vetëm në raste të përcaktuara nga ligji.
“Lejohet i dënuari Saimir Bashkim Tahiri, që gjatë periudhës së qëndrimit në shtëpi të largohet nga vendbanimi tij për plotësimin e nevojave të domosdoshme familjare për të cilat Shërbimi i Provës është dakord” thuhet në vendim.