-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tahiri u lirua sepse ka gruan sëmurë

Kryesoret

Pas 1 viti e gjysmë në qeli, ish-ministri i Brendshëm, Samir Tahiri është liruar nga burgu. Ai do të kryejë pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi.

Vendimi është marrë ditën e sotme në gjykatën e Elbasanit, nga gjyqtarja Matilda Fetahu. Tahiri është liruar për shkak se bashkëshortja e tij është sëmurë dhe nuk mund të kujdeset për fëmijët, duke ia kaluar në kujdestari ish-ministrit.

Sot doli nga qelia, por sa vite burg i kanë ngelur Tahirit dhe ku do ta vuajë?

GJKKO e dënoi Saimir Tahirin me 5 vite burg për “Shpërdorim të detyrës”, por me gjykim të shkurtuar dënimi iu ul në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i shpëtuar akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.

Saimir Tahiri lirohet nga burgu

Tahiri rezultonte se kishte favorizuar grupin kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj, i cili kishte funksionuar në shtetin Italian. Sipas Apelit të Posaçëm, nga karrigia e ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri ka lejuar me ndërgjegje që vëllezërit Habilaj të përdorin lidhjet ndër personale me të si kredenciale dhe ka lejuar me ndërgjegje të marrë edhe përfitime të padrejta për shkak të detyrës, së ushtruar në mënyrë abuzive.

Gjyqtarja që liroi Tahirin e kaloi vettingun 4 ditë më parë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit