-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I riu mbyti nënën me plasmas, mjeku: Nuk ishte agresiv

Kryesoret

Mjeku Kiço Stefanidhi  tha se Albi Muhollari nuk ishte agresiv kishte thjesht çrregullime humori në momentin që i mori jetën nënës së tij.

Në një prononcim për mediat Stefanidhi  mohoi të ketë pasur dokumentacionin ose informimin për gjendjen  e tij shëndetësore.

Për rastin konkret unë nuk e njoh fare sepse ai jeton në Amerikë. Skam pasur të dhëna, nga familjarët për ndonjë problem. Për herë të pas dy ditëve në urgjencën e spitalit. Është vlerësuar nga ne me komunikim dhe kujdesin e duhur me arsyetim të qëndrueshëm dhe s’kishte shenjë agresiviteti, ka marrë qetësues dhe është nisur në shtëpi.

Mund të ketë pasur çrregullime të humorit që janë shumë të zakonshme. Unë nuk kisha asnjë të dhënë për të sepse ai jeton në Amerikë. Praktika e arsyeshme është që të sëmurët që janë dhe agresiv (që ky nuk ishte) nuk duhet transferuar në një spital tjetër. Nuk kishte asnjë shenjë agresiviteti. Vizita me mua ka ndodhur dy ditë para ngjarjeve.  

Ne e vlerësuam rastin si të zakonshëm. Për aq kohë sa ndenji këtu ne nuk kishim pse të insistonin për të marrë të dhëna të tjera për këtë sepse nuk na dhanë asnjë të dhënë që ai ka pasur probleme edhe në Amerikë.”- tha mjeku.

Çfarë ka ndodhur? 

Çifti Muhollari dhe djali i tyre kishin rreth 3 ditë që ishin kthyer nga Amerika në Përmet për të kaluar pushimet verore.

I biri, 24-vjeçari Albi Muhollari dyshohet se për shkak të gjendjes së tij depresive, mbyti të ëmën me plastmas.

Për ngjarjen e rëndë i ati bën fajtor doktorin e spitalit të Përmetit, i cili nuk e mbajti të birin të shtruar aty.

Mesa duket, të dy kanë qenë në dijeni të gjendjes shëndetësore të të birit dhe u përpoqën ta ndihmojnë që të kurohej.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit