Gjatë natës është shënuar një incident në Lezhë. Është dëmtuar makina e anëtares së këshillit bashkiak të Lezhës, Alida Haxhisë.
Ngjarja ka ndodhur në Shëngjin. Makina e saj ishte e parkuar poshtë pallatit, në të cilin banon Haxhia.
Persona ende te paidentifikuar i kane thyer xhamat. Vetë Haxhia që ka bërë denoncimin ka deklaruar se nuk ka konflikte.