Hapen kutitë e bashkisë Belsh për votat e kryetarit. Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve mori në dorë sot shqyrtimin e kërkesës së koalicionit të Berishës. Koalicioni “Bashkë Fitojmë” kërkoi rinumërim të votave në Bashkinë e Belshit.
“Ka shkarravina e pikëpyetje, por fletët e votimit janë konsideruar të vlefshme. Një shenjë ngjason me shenjën e Euros” argumentuan përfaqësuesit e Berishës.
Në një ndër pamjet filmike, tregohet se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ka marrë 66 vota në një kuti, por në procesverbal është shënuar 64 vota.
KAS e rrëzoi kërkesën me shumicë votash, por dy anëtarët Ervis Cefa dhe Ledio Braho ushtruan të drejtën e vetos duke hapur kështu kutitë.
Procesi zhvillohet nesër. KAS-i ka vendosur që pasditen e kësaj të hëne, të bëhet rinumërimi i votave për Bashkinë e Rrogozhinës.