Sot do të dalin para gjykatës së Posaçme për t’u njohur me masën e sigurisë sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro së bashku me specialisten Luara Shteto. Dy zyrtaret u arrestuan bashkë me administratorin e kompanisë, ‘DRICONS’, Vladimir Topi dhe inxhinierin Silvi Shehi për korrupsion me tenderat.
Konkretisht, SPAK thotë se ka dokumentuar me prova se inxhinieri Silvi Shehi ka marrë në shtëpinë e administratorit Vladimir Topi 330 mijë lekë për t’ia dhënë specialistes Luara Shteto, e cila ia dorëzoi sekretares Joana Duro për të marrë tenderin 670 mijë lekë për monitorimin e punës për rikonstruktimin e qendrave shëndetësore në Tiranë dhe Durrës.
Dosja nxori në pah diçka të pazakontë, fituesi dha gjysmën e tenderit për ta fituar.